Detektivi tregon rastin e pabesueshem: Ato qe ndodhin ne Shqiperi nuk imagjinohen. I dashuri u ngjit me vinç deri në katin e katërt në mes të natës, për të takuar..

2069
0

Dedektivë privatë privat ushtrojne profesionin e tyre tashme dhe ne Shqiperi. Dhe janë jo pak, por plot 50 të tillë të licensuar. Vetëm një institut që drejton Ndue Pjetra ka plot 13 të tillë.

Ndue thotë se zbulohen shumë raste, kryesisht në familje dhe se një shërbim zbulues, apo të një dedektivi kushton 30 euro ora. Mbizotërojnë tradhëtitë bashkëshortore.

“Janë shtuar shumë rastet e dh unës në familje. Burri ndaj gruas, por edhe raste të shumta gratë ndaj burrave. Janë rritur me 70%, fatkeqësisht. Dhe më e keqja nuk ka ardhur akoma. Gjendja është si gështenjat, gati të plasin, me divorce, pasi të lirohet situata. Shërbimi ynë kushton 30 euro ora”, tregon ai.

Tradhtitë bashëshortore janë shtuar, tregon ai.

“Veçoj rastin e një zotërie. Ngjitej me vinç deri në katin e katërt tek e dashura, në mes të natës. Na kontaktoi bashkëshortja, ta ruanim dhe t’i provonim tradhëtinë. Vinçi ishte vendosur më përpara. Nga videot duket që lëkundet dhe përplaset te ballkoni. Një sakrificë të tillë nuk e kemi parë as në filma” – tregon Ndue Pjetri, duke e konsideruar këtë si rastin e rrallë të atyre që janë hetuar, apo investiguar deri tani.

Skenat e filmave me dedektivë privatë që hyjnë në të fshehtat e jetës suaj apo të armiqve janë tashmë realitet edhe në Shqipëri. Janë shumë çështje që ndiqen nga dedektivët, por që kanë shkaktuar edhe një rrëmujë në sistemin e Drejtësisë.

Sepse, në disa raste më shumë prova krimi e antikrimi kanë sjellë dedektivët, sesa strukturat që e kanë për detyrim ligjor një gjë të tillë./TCH