Makinat ‘copë-copë’, aksidentohet rëndë ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’

212
0

Ish-konkurrenti i ‘Për’puthen’, Bruno Shemsho e ka nisur javën me një ngjarje aspak të këndshme. Mëngjesin e djeshem ai është përfshirë në një aksident rrugor. Ka qenë vetë Shemsho ai i cili përmes disa fotove në Instastory ka bërë të ditur incidentin.

Në njërën prej tyre ai shfaqet i gjakosur në fytyrë. Ndërsa në të tjerat shihet sesi mjeti me të cilin ai po udhëtonte është shkatërruar në pjesën e parme, si pasojë e përplasjes së fortë.