Makina e lë të vdekur në vend, kush është 28-vjeçari shqiptar që vdiq mbrëmë në Itali

975
0

Një i ri shqiptar ka humbur jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme në Bari të Italisë. Mediat italiane shkruajnë se një 28-vjeçar shqiptar ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë.

Viktima quhet Besmir Perona nga fshati Sul i Devollit.

Sipas NuovoSUD.iT, ngjarja ndodhi në Via Lido, Policoro, teksa i riu ishte duke udhetuar me një bashkatdhetar tjetër që po ashtu mbeti i plagosur dhe u dergua në spital.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rindërtimin e skemës së aksidentit me pasojë vdekjen.