Mahnitën shqiptarët në Sheshin Skënderbej, zbulohet se sa u paguan Rita Ora dhe Ermal Meta (Foto)

433
0

Ardhja e tyre në Tiranë ku mbajtën dy ditë me radhë koncertin ne Sheshin Skenderbej mblodhën mijëra qytetarë. Por teksa flitej se Rita Ora dhe Ermal Meta do të vinin në Shqipëri, nisën edhe thashethemet se sa janë paguar. Këtë e ka zbuluar vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas tij, për ardhjen e dy këngëtarëve shqiptarë nuk është shpenzuar asnjë qindarkë.

“Të gjitha kanë qenë falas sepse këtë kemi dashur të bëjmë që në fillim e këtë kemi bërë. Unë besoj se të rinjve shqiptarë duhet t’u jepet mundësia të shohin një koncert falas”, u shpreh kryebashkiaku në një lidhje telefonike me emisionin “Dita e 8”.