FOTO/ E paprecedentë, i vihet flaka kishës në Durrës

381
0

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Durrësit, ku i është vendosur zjarri një objekti kulti.Bëhet fjalë për Kishën Katolike “Shën Domoniku”, që gjendet në zonën e Kënetës.

Nga zjarri janë djegur dyert e jashtme dhe disa objekte në hyrje të kishës.

Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse që ka parandaluar përhapjen e flakëve dhe dëme më të mëdha. Ato janë njoftuar menjëherë sapo janë vënë re flakët gjatë natës.

Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti të rëndë.