Macron dhe Merkel i japin lamtumiren njeri tjetrin me nje takim prekes, video po ben xhiron e rrjetit

62
0

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, shkëmbyen një përqafim lamtumire. Macron e kishte ftuar zonjën Merkel në qytetin mesjetar Beaune, ku e nderoi me çmimin më të lartë të vendit.

Merkel, 67 vjeçe, e cila ka udhëhequr vendin e saj për 16 vjet ka njohur katër presidentë francezë. Ajo do të tërhiqet nga politika kur të formohet një qeveri e re pas zgjedhjeve të 26 shtatorit.