Deklarata e forte e Salinjanit: Nëse ndodh kjo gje, tërhiqem nga politika!

91
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinjani ka vendosur një bast lidhur me çështjen e statutit të PD-së. Në fjalën e tij në emisionin “Open”, gjatë një debati me botuesin Nikollë Lesi, lidhur me zhvillimet më të fundit me “Foltoren” e Sali Berishës dhe përplasjen e tij me Lulzim Bashën.

“Nëse Kuvendi… me statut e nxjerrim tani…Nëse Kuvendi e shkarkon (Lulzim Bashën) pa mocion të Këshillit Kombëtar, unë tërhiqem nga politika. Po të them një gjë; nëse nuk është kështu siç them unë, tërhiqem nga politika“, tha ai.

Po ashtu, ai shtoi se të gjithë mbështetësit e Berishës, sot kanë qenë dikur nxitësit e gabimeve të Bashës, të cilat sot i kritikojnë.

“Të gjithë këta që e ndjekin në Foltore kanë qenë nxitësit e gabimeve më të mëdha. Të gjithë që janë aty”, shtoi ai.