“Lutem çdo natë para se të fle dhe çdo mëngjes”, Rama bën deklaratën e fortë

Nga Përmeti ku ka zhvilluar takimin e radhës në turin “Bashkia që duam”, kreu i qeverisë Edi Rama ka komentuar situatën politike ku është vendi.

“Ky qytet është baza e një ndryshimi që na duhet në zgjidhjet e qershorit. Unë nuk jam nga ata që flasin keq për kryetarët e bashkive që nuk janë të partisë, por është koha që kryetari i kësaj bashkie të shkojë në shtëpi dhe këtu të jetë një njeri i zgjedhur nga të gjithë… e që nuk fut në punë njerëzit e tij, por që vjen aty për t’jua kthyer ju shumëfish besimin ,e për të bërë shumëçka që kemi nevojë të bëjmë”, tha kryeministri Rama.

“Lutem çdo natë para se të fle dhe çdo mëngjes para se të hap sytë, që kjo që na ka ndodhur javën e fundit të mos ju kushtoj njerëzve e punëtoreve të këtij vendi që i janë kushtuar këtij drejtimi, turizmit. Përmeti e ka bazën e të ardhurave të veta turizmin”, deklaroi ai.

“ Sot në 2019 arrijmë në pikën që vendi të kërcënohet nga fantazmat e 1997, për t’i shpëtuar Saliu drejtësisë apo Luli për të shpëtuar karrigen… këto nuk i ha njeri. Kush mund ta hajë broçkullën që këta e bëkan për integrimin e ta çojnë Shqipërinë në europë, që në asnjë regjim hibrid, nuk është bërë ndonjëherë.

Shkojmë tek njerëzit e u kërkojmë vota e u kërkojmë të na besojnë, ndërkohë që kemi vendosur që kush fiton qeverisë e kush humbet bën opozitë, që është po aq e rëndësishme për të bërë detyrën e vet. E pastaj t’i themi që ne jemi popull si ju, e tani çohu dhe vuri zjarrin vendit e na ço atje ku duam ne.

Këto shprehin dy gjëra, dëshpërimin që u ka errësuar sytë dhe u ka humbur ekuilibrin, dhe nga ana tjetër frika nga drejtësia e re që po vjen. Bën çmos për ta penduar reformën e drejtësisë, nuk e penguan dot, e sot po e shohin që po formohen institucionet e drejtësisë e po formohet edhe SPAK”, tha Rama.

- Advertisement -

Listat e kandidatëve të PD, ja emrat e sigurtë

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka 2 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në...

Rudina Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka dhënë fund dilemës se për cilen parti do te kandidoje në zgjedhjet e 25 prillit,...

A do te rikthehet Jozefina Topalli? Ja lista e kandidatëve për deputetë në Shkodër

Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë diten e mërkurë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.