Gazetarit po i dridhej dora. Basha i merr mikrofonin (Video)

Pas mbledhjes me kryetarët e rretheve të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha një deklaratë për median ku njoftoi për protestat në vijim.

Kryedemokrati i mori mikrofonin nga dora gazetarit i cili po dridhej nga i ftohti.

“Po të dridhet mikrofoni nga i ftohti, ma jep mua këtu, e mbaj unë… lëshoje, lëshoje, e mbaj unë se po dridhesh… frikë nuk ke pse të kesh, frika vdiq më 16 shkurt”, i tha Basha gazetarit me shaka, duke ngjallur të qeshura mes kolegëve.

Në fund të fjalës së tij, duke folur për valën e protestave dhe largimin e kryeministrit Edi Rama, Basha bëri një tjetër batutë, teksa tha: “Pushteti duhet t’i përkasë popullit dhe gazetarëve të ndershëm, të cilët nuk duhet të dridhen as nga frika dhe as nga i ftohti”.

Min 1.36

- Advertisement -

Listat e kandidatëve të PD, ja emrat e sigurtë

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka 2 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në...

Rudina Hajdari zbulon emrin e partisë me të cilën do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari i ka dhënë fund dilemës se për cilen parti do te kandidoje në zgjedhjet e 25 prillit,...

A do te rikthehet Jozefina Topalli? Ja lista e kandidatëve për deputetë në Shkodër

Demokratët e Qarkut të Shkdorës do të votojnë diten e mërkurë për kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.