Aktorja Luiza Xhuvani, i është rikthyer sërish jetës publike pak kohë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani.
Pas dy muajsh që Luiza Xhuvani u rikthye në skenë, në një mbrëmje poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar për herë të parë në një mbrëmje gala, siç ishte ndarja e përvitshme e çmimeve “Kult”.
E veshur me të zeza dhe me trishtimin në portret që nuk i ndahej, Luiza u fotografua duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që mbahej show i ndarjes së çmimeve. Natyrisht që ra në sy për klasin në veshje.
Kujtojmë që, “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që riktheu në skenë në fillim të nëntorit Luiza Xhuvanin, krah mjeshtrit të skenës Ndriçim Xhepa.