Superliga shqiptare e futbollit zhvilloi këtë të diel dy ndeshjet e mbetura për raundin e 25-të. Me fillim nga ora 13:30 Laçi mposhti 3-0 Teutën, ndërsa në orën 16:30 në “Elbasan Arena” Tirana iu fal një penalltie dhe kaloi 1-0 Skënderbeun, duke lënë korçarët në vendin e fundit.
Në stadiumin e Laçit vendasit u treguan të “pamëshirshëm” dhe mposhtën Teutën 3-0. Paulo Junior në pjesën e parë dhe dopieta e Cordeiro bëri që kurbinasit të ngjiten në vendin e pestë me 30 pikë. Nga ana tjetër, për Teutën kjo është humbja e 11-të sezonale dhe ka gjashtë ndeshje që nuk merr pikët e plota në Superligë. Për të gjetur suksesin e fundit të durrsakëve duhet të kthehemi më 22 dhjetor 2024. Edhe pse “Djemtë e Detit” ndryshuan trajner, ende Bledar Devolli nuk e ka shijuar suksesin në stolin durrsak.
Në “Elbasan Arena” Tirana u rikthye te fitorja pas dy barazimeve radhazi dhe këtë e bëri duke mposhtur 1-0 Skënderbeun. Ishte minuta e 85-të kur Vogli, i futur në fushë gjashtë minuta më herët fitoi një penallti e cila u kthye në gol nga Bajrovic. Festë bardheblu në stadium dhe korçarët e Ernest Gjokës ‘në tapet’. Tirana me 26 pikë lë zonën e ftohtë dhe merr vendin e shtatë, ndërsa korçarët mbeten në pozitën e fundit me 20 pikë dhe në pesë ndeshjet e fundit kanë siguruar vetëm një fitore, një barazim dhe tre humbje.
Pas mbylljes së javës së 25-të renditja kryesohet nga Egnatia me 48 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 44 pikë, Dinamo me 41 dhe Partizani me 40 pikë. Në fund Bylis, Teuta dhe Skënderbeu.
Superliga, raundi 25-të:
E shtunë, 15 shkurt 2025
13:30
Bylis 1-1 AF Elbasani
Egnatia 2-0 Partizani
16:30 Dinamo 0-0 Vllaznia
E diel, 16 shkurt 2025
13:30 Laçi 3-0 Teuta
16:30 Tirana 1-0 Skënderbeu
Renditja:
