‘Love you mom’, Kryeministri Rama emocionon me dedikimin për nënën e sëmurë

824
0

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Vlorë me rastin e 100-vjetorit të Shërbimit Stomatologjik pasi nëna e tij, Aneta Rama do të nderohet si gruaja e parë në këtë shërbim, nga Shoqata e Stomatologeve të Shqipërisë.

Rama i emocionuar nga ky nderim që i është bërë nënës së tij i ka bërë asaj një dedikim në Facebook ku shprehet se është shumë krenar.

Kryeministri ka postuar një foto ku shihet nëna e tij dhe Zaho i vogël duke e puthur.

“I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës time, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” – akorduar për të nga Urdhëri i Stomatologut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindjen e saj, me rastin e 100 vjetorit të Shërbimit Stomatologjik të Vlorës. Love you mom, Krenar për ty”, shkruan kryeministri.