Lotaria Amerikane po vjen: Ç’duhet të keni kujdes para se të aplikoni!

572
0

Bashkë me ardhjen e tetorit, nisin gjithashtu aplikimet për lotarinë amerikane. Vetë Ambasada Amerikane në Tiranë, ka njoftuar se data 3 tetor, ora 18:00 shënon hapjen e aplikimeve të Lotarisë Amerikane, deri më 6 nëntor të së njëjtës orë.

Përveç njoftimit zyrtar, ambasada jep udhëzime për të gjithë të interesuarit, duke i kërkuar të mos bien pre e mashtrimit.

Duke nisur nga muaji tetor e deri në fillim të nëntorit do të çelen apolikimet për lotarinë amerikane.

Ambasada e SHBA në Tiranë njofton të interesuarit se aplikimet do të hapen në datën 3 tetor dhe do vijojnë deri në 6 nëntor. Për ta plotësuar në mënyrë korrekte, mund të vizitoni faqen e internetit në dispozicion.

Njoftimi:

Duke filluar nga data 3 tetor, ora 18:00 deri në datën 6 nëntor 2018, ora 18:00, ju mund të aplikoni për Lotarinë e Vizës së Shumëllojshmërisë! Vazhdoni të na ndiqni në këtë faqe për të marrë këshilla mbi plotësimin e aplikimit tuaj. Këshilla ime e parë për ju është që të hapni faqen tonë të internetit dhe të lexoni udhëzimet e këtij viti. Ato janë të përkthyera në shqip! Udhëzimet mund t’i gjeni këtu https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen

Për të parë nëse jeni një nga aplikuesit me fat, do t’ju duhet të prisni deri në maj të 2019-ës, datë në të cilën dalin rezultatet. Për të parë nëse jeni përzgjedhur duhet të përdorni numrin unik të konfirmimit të dhënë gjatë regjistrimit.