Lotaria Amerikane/ Dalin emrat fitues, kjo është adresa për të parë emrin tuaj

695
0

Dalin emrat e fituesve te Lotarisë Amerikane. Fituesit kanë dalë në daten 15 Maj në orën 18:00 me orën tone.

Për ata që kanë aplikuar për Programin e Lotarisë DV­2018, njoftimi zyrtar i përzgjedhjes do të kryhet drejtpërdrejt nëpërmjet Kontrollit të Statusit të Aplikimit (Entrant Status Check) duke klikuar STATUS CHECK. Kjo është e vetmja mënyrë me të cilën ju do të merrni njoftim të statusit të aplikimit tuaj. Te butoni CheckStatus ju duhet te vendosni kodin e dhene pas aplikimit.

Personat që kanë aplikuar për Llotarinë Amerikane DV 2019, mund të kontrollojnë sot pas orës 18:00 statusin e tyre përmes faqes së internetit të Departamentit Amerikan të Shtetit, për të parë nëse janë përzgjedhur për të vijuar aplikimin.

Departamenti i Shtetit nuk do të dërgojë njoftime për të përzgjedhurit apo letra me postë ose email. “Çdo njoftim me email ose letër që ju deklaron se jeni përzgjedhur për të marrë lotarinë nuk vjen nga Departamenti i Shtetit dhe nuk është i ligjshëm.

Si fillim, për të kontrolluar përgjigjen tuaj, ju duhet të keni përballë fletën e printuar ku përmbahen të dhënat e aplikuesit, të cilat janë kodi i konfirmimit të regjistrimit tuaj 16 shifror (confirmation code), emri dhe mbiemri juaj, viti i lindjes. Për të proceduar me kontrollin duhet të përdorni browserin tuaj të internetit duke shkruajtur në barrën e kërkimit adresën e webfaqes zyrtare të departamentit të shtetit amerikan e cila është: www.dvlottery.state.gov.

Pasi faqja të hapet , klikoni në butonin CONTINUE dhe më pas plotësoni hapësirat bosh më të dhënat tuaja përkatëse.

1- Kodi i konfirmimit të regjistrimit 16 shifror (confirmation code – 2016XXXCRHXXXMËN)

2- Mbiemri juaj

3- Viti i lindjes

4- Shkruani kodin e sigurisë që shikoni në figurë.

Së fundi kontrolloni edhe njëherë për siguri të dhënat tuaja që plotësuat në hapësirat përkatëse dhe më pas klikoni butonin SUBMIT për tu njohur me fatin tuaj.

Ambasada Amerikane njofton se njoftimet zyrtare të përzgjedhjes do të bëhen përmes Kontrollit të Statusit të të regjistruarve duke filluar nga data 15 Maj 2018 në faqen dvlottery.state.gov.

Të përzgjedhurit e programit DV­2019, duhet të plotësojnë formularin elektronik DS­260. Sa më herët ta plotësoni formularin DS­260, aq më shpejt keni mundësinë e catkimit të datë së intervistës për vizë.

Caktimi i datës së intervistës varet nga dy faktorë:

numri juaj, sa më i ulët – aq më shpejt intervista
sa më shpejt të plotësoni DS­260 – aq më shpejt intervista.

Formulari DS­260 gjendet në faqen e internetit të Qendrës së Aplikimeve Elektronike Konsullore.