Lotaria Amerikane, Ambasada publikon njoftimin e rëndësishëm për aplikuesit

290
1

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka dalë ditën e sotme me një njoftim të rëndësishëm, për të gjithë ata që kanë aplikuar për lotarinë amerikane.

Ambasada ka këshilluar të gjithë aplikuesit e lotarisë amerikane që të ruajnë kodin që u shfaqet pas aplikimit të plotë për Vizën. Përmes një lajmërimi në Facebook, ambasada bëri me dije se ky kod do t’u duhet aplikuesve pas datës 6 maj, për të parë rezultatin e aplikimit nëse rezulton fitues apo jo.

Postimi i Ambasadës:

Këshillë për Lotarinë Amerikane: Pasi e keni dërguar aplikimin tuaj të plotë për Vizën e Shumëllojshmërisë për vitin 2024, do të shihni në ekran një lajmërim konfirmimi i cili përmban një numër konfirmimi unik. Mbajeni këtë numër në arkivat tuaja. Pas datës 6 maj 2023 do ju duhet të përdorni këtë numër për të parë rezultatin e aplikimit tuaj këtu: https://bit.ly/3z5XY8Z