I gjeten 25 mijë euro të padeklaruara, flet shoferi: Ika në Milano për të blerë furgon, por s’më pëlqeu

294
0

Është zbardhur dëshmia e 32-vjeçarit Arnold Shahu, të cilët në furgon iu gjetën mijëra euro të padeklaruara në portin e Durrësit.

Bëhet me dije se Shahu para policisë ka thënë se paratë nuk vijnë nga aktivitete kriminale apo të jetë të paligjshme.

Ai është shprehur se ai kishte marrë paratë dhe kishte shkuar në Itali për të blerë një furgon, por që nuk i kishte pëlqyer dhe ishte kthyer “duarbosh”.

Mësohet se policia ia ka këruar telefonin dhe ai ka refuzuar ta dorëzojë, por me urdhër i ëhstë sekuestruar dhe po kontrollohet.

“Kam kaluar 4 ditë më parë. Isha për të blerë një furgon në Milano, nuk më pëlqeu nuk ramë dakord u ktheva se bleva”, ka deklaruar ai.