Lotaria Amerikane, Ambasada jep njoftimin e shumëpritur

579
0

Të gjithë e mbajnë mend që në fillim të tetorit kur nisi aplikimi për Lotarinë Amerikane pati dyndje të madhe dhe si shkak procesi u ndërpre duke filluar sërish nga e para.

Por tani ka ardhur koha që të merrni përgjigjet tuaja dhe të dini nëse jeni bërë fitues apo jo.

Ditën e sotme Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar se të martën që vjen është dita e përgjigjeve.

Në Facebook Ambasada Amerikane shkruan:

Shqip| Të martën, duke filluar nga ora 18:00, mos harroni të kontrolloni nëse jeni një nga të përzgjedhurit e Vizës së Lotarisë!”
English| On Tuesday starting at 18:00, don’t forget to check to see if you are a Diversity Visa Lottery Winner! Good Luck!”