Lotaria amerikane/ Ambasada jep njoftimin e rendesishem

2488
0

Ambasada Amerikane në Tiranë diten e sotme ka reaguar në lidhje me pergjigjet e Lotarisë Amerikane, duke deklaruar se dalja e tyre është shtyrë nga Departamenti i Shtetit për në datë 6 qershor për shkak të pandemisë.

Përmes një statusi në Facebook, ambasada thote se Departamenti i Shtetit është duke e vonuar hapjen e kontrollit të statusit të regjistruesit për DV-2021, deri në datën 6 qershor 2020.

Sipas saj, ky ndryshim është për shkak të përgjigjes tonë në lidhje me pandeminë COVID-19, e cila nuk do të ketë ndonjë impakt negativ në administrimin e DV-2021.

Për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së”, citohet nga mesazhi.

Ambasada tregon se Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre.

Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve”, njofton ambasada.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shtyrë me një muaj përgjigjet e rezultateve të Lotarisë Amerikane për vitin 2021.

Që do të thotë se ishte planifikuar që rezultatet të dilnin në datën 5 maj, por për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, përgjigjja nëse jeni përzgjedhur apo jo do të dalë në datën 6 qershor.

Më herët, Ambasada Amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020.

Një vendim i tillë ka ardhur si pasojë e situatës së COVID-19, pas vendimit që mori presidenti i SHBA-së, Donald Trump për pezullimin me 60 ditë të emigracionit me argumentin se amerikanët që humbën punën nga COVID-19 të mos zëvendësohen me të huaj.