Cfare ndodhi sot ne bote: SHBA, Spanja, Italia, Gjermania, Franca me rregulla te reja, ja cfare ndryshuan

742
0

Diten e sotme ne vendin tone pati nje zbutje temasave, pasi është lejuar transporti ndërqytetas dhe janë shtuar zonat e gjelbërta ku qytetarët mund të lëvizin pa autorizim.

Por edhe shumë shtete të tjera kanë vendosur që ditën e sotme të ketë lehtësira për qytetet e tyre, edhe pse disa nga këto shtetet kanë numër të madh viktimash dhe të infekurish, siç është rasti i Italisë dhe Spanjës.

ITALI – Italianët do të mund të vizitojnë të afërmit e tyre dhe të mblidhen në grupe të kufizuara, ndërsa janë hapur parqet, në të cilat duhet respektuar ende distancimi social. Gjitthashtu ka rifilluar puna në ndërtim dhe tregtinë me shumicë, ndërsa sot rifillon edhe shërbimi “delivery”, ku lokalet dhe restorantet do të shesin ushqime dhe pije nëpër shtëpitë e qytetarëve.

Por në fuqi mbeten kufizimet për lëvizjen nga një rajon në një tjetër, ndërsa është e detyruar mbajtja e maskave në aeroporte dhe në transportin publik. Fluturimet e udhëtarëve në aeroportet në Sampino në Romë dhe Peretolla në Firencë, të cilët ishin në mesin e aeroporteve të mbyllura përkohësisht për shkak të pandemisë, janë hapur. Ndërkohë ka filluar edhe transporti hekurudhor.

SPANJË – Spanja është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi, por me përmirësimin e situatës qeveria ka vendosur të lehtësojë edhe masat. Baret dhe restorantet do të tregtojnë me shërbimin “delivery”, ndërsa janë hapur edhe parukeritë, por me numër të kufizuar klientësh. Shkollat mbeten të mbyllura deri në shtator.

GREQI – Në Greqi gati 10 për qind të salloneve të mbyllura të shitjes do të mund të hapin dyert, përfshirë edhe libraritë, duqanet elektronike, optikat, serviset e automjeteve, dyqanet e produkteve sportive dhe sallonet e parukerive. Kisha do të hapë dyert vetëm për lutje individuale.

GJERMANI – Gjermania po fillon hapjen e shkollave në disa qytete, ndërsa janë lejuar të hapen edhe parukeritë. Vazhdon hapja e kishave, muzeve dhe kopshteve zoologjikë, ndërkohë që baret dhe restorantet do të bëjnë dërgesa vetëm në shtëpitë e qytetarëve.

HUNGARI – Në Hungari vetëm kryeqyteti Budapest shihet si një znë me rrezikshmëri për përhapjen e koronavirusit, pasi në qytetet e tjera janë lejuar të hapen baret dhe restorantet, ndërsa maskat mbetetn të detyrueshme.

SLLOVENI – KROACI – SERBI – Edhe në Slloveni, Serbi dhe Kroaci do të rifillojnë aktivitetin e tyre baret dhe restorantet, por vazhdojnë të mbeten të detyrueshme maskat mbrojtëse.

FRANCË – Edhe kjo javë do të jetë me kufizime për Francën, ndërsa nga java tjetër do të hiqet pjesa më e madhe e kufizimeve, ndërsa ndalimi i lëvizjeve do të jetë vetëm pë zonat e kuqe të cilat kanë numër më të madh të perosnave të infektuar.

SHBA – Në SHBA nga dita e sotme do të fillojnë të hapen zyrat, ndërsa në disa shtete kanë rifilluar aktivitetin e tyre bizneset e vogla, ku është e detyrueshme mbajtja e maskës dhe ruajtja e distancimit social. Java tjetër pritet të jetë deçizive për hapjen totale të SHBA-ve.newsbomb