Ajo quhet Viatina-19 dhe peshon 1100 kilogramë, monitorohet 24 orë në ditë nga kamerat e sigurisë, një veteriner dhe një roje i armatosur. Mbi të gjitha, vlera e saj është 4 milionë dollarë dhe është një lopë.
Sipas Guinness World Records, ajo është lopa më e shtrenjtë në botë. Ajo peshon sa dyfishi i lopëve mesatare të racës së saj. Kjo lopë është rezultat i përpjekjeve të mbarështuesve për të krijuar ekzemplarë më të fuqishëm dhe me prodhimtari shumë më të lartë.
Vlera e jashtëzakonshme e Viatina-19 është për shkak të aftësisë së saj për të fituar sasi të mëdha muskujsh, pjellorisë së saj dhe mbi të gjitha aftësisë së saj për pasardhës të kësaj race.
Jo vetëm kaq, Viatina ka fituar edhe disa çmime si lopa më e bukur, Miss Amerika e Jugut në konkursin “Champion of the World” të mbajtur në Fort Worth, Teksas.