Lokalet në Dhërmi befasojne serish me çmimet. Dy kafe dhe një ujë.. me mire mos jua themi..

1806
0

Si zakonisht çdo vit lokalet ne Dhërmi na befasojne me çmimet, të cilat janë më të kripura se ujërat e asaj zone.

Sapo ka filluar sezoni turistik çmimet kanë shkuar në stratosferë.

Pyeteni veten mirë nëse dëshironi që të pini kafen e mëngjesit dhe ta shoqëroni me një shishe ujë 0.5 L, pasi 2 makiato normale dhe një ujë kushtojnë 10 mijë lekë.

Fatura që shihni më poshtë është lëshuar para dy ditësh në një kafe në Dhërmi dhe ilustrohet më së miri situata alarmante e çmimeve.

Epo, përveç temperaturave përvëluese që janë prezente këto ditë, mesa duket kjo verë paska për të qenë “përvëluese” edhe për xhepin e qytetarëve.