‘Lokalet duhen mbyllur..’, mjeku Sulçebe: Më vjen keq për këto biznese por nuk e ndalim dot virusin sepse…

698
0

Diten e djeshme imunologu Genc Sulçebe foli në emisionin “Kjo javë” se lokalet dhe baret duhen mbyllur të gjitha për një farë kohe.

Po ashtu mjeku i njohur shtoi se vendi yne nuk ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar një fluks të madh të pacientëve me Covid-19.

Pyetje: Pra ju jeni për një izolim të pjesshmen?

“Po sigurisht, sepse ndryshe nuk e parandalojmë dot. Nuk kemi kapacitete spitalore. Kjo është e nevojshme dhe e gjithë Evropa po e përjeton këtë situatë dhe po merr këto masa. Më vjen keq shumë për këto biznese, por për një farë kohë duhen mbyllur të gjitha kafenetë. Mund të lejohem vetën në ambiente të hapura dhe në asnjë mënyrë pa maskë”, u shpreh Sulçebe.

Ajo që imunolgu e quan skandaloze është fakti që maska mbahet jashtë dhe hiqet sapo hyn në lokal.