Ky fshat jep 40 mijë euro për ato që shkojne të jetojnë dhe punojnë aty

451
0

Kryetari i Bashkisë, Fabio Santavicca, shpreson që projekti i tij për terheqjen e banorëve të rinj të funksionojë dhe thotë se nëse ky projekt shkon mirë, mund të aplikohet dhe nga qytete të tjera të vogla.

“Për ta rikthyer Santo Stefano në jetë dhe për t’i dhënë një jetë të re, më shumë forcë ekonomike dhe sociale, ne kemi nevojë për njerëz më të rinj. Ne thjesht duam të bëjmë gjëra që do të lejojnë që fshati të vazhdojë të jetojë.”, është shprehur Santavicca.

Kjo skemë financimi ka disa kushte. Aplikantët duhet të jenë të moshës midis 18 dhe 40 vjeç si dhe të jenë shtetas të BE-së, ose të kenë të drejtën të qëndrojnë në BE për një periudhë të pacaktuar.

Prej 15 Tetorit kanë aplikuar rreth 1.500 njerëz.