‘Lleshaj ministri i trete qe shkarkohet’ Paralajmerimi i ish Kryeministrit

864
0

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka bërë fakt të kryer shkarkimin e Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sipas Berishës, vendimi është marrë dhe pritet të komunikohet sot nga Rama në daljen e tij për mediat, ku ky i fundit do të shprehet për herë të parë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv policie.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha nënkupton rolin e fuqishëm që ka analistin Baton Haxhiu në qeverinë Rama.

Postimi i Berishës në Facebook

Lleshaj ministri i trete qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi!

Miq, ata qe ndoqen mbreme ne TV Klan emisionin Opinion te Blendi Fevziut, kuptuan qarte se fati i Gjeneral Hash ashit ishte vendosur. Vendimin e komunikoi si me plotfuqi Baton Stanishiq.

Natyrisht nuk kam dhe nuk mund te kem asnje keqardhje per largimin e Leshajt por nuk mund te pajtohem me faktin qe vendimet per kabinetin ne Tirane merren njelloj si 75 vjet me pare ne Beograd.

Miq, Lleshaj i cili politikisht ndjese paste nuk eshte i pari minister qe shkarkohet nga Baton Stanishiqi.

Para tij jane edhe Xhafaj dhe ne paraemerim por pas komunikimit nga Rama eshte edhe Veton Surroi,  te cilin Beogradi nuk mund ta pranonte per shkak te qendrimit te palekundur qe ai ka mbajtur per pavaresine e Kosoves. sb