Dhjetra lezhjanë kanë kaluar në delir pas lënies me ‘’arrest me burg” të kryebashkiakut të tyre Fran Frrokaj.
Të mbledhur me një lokalë, me gjasa në afërsi të gjykatës, ata shihen duke shpërndarë dhe konsumuar birra, pas thirrjeve ‘’fitore, fitore”.
Fran Frrokaj qëndroi për tre ditë në paraburgim dhe se bashku me 12 zyrtarë të tjerë janë lënë sot në masën e arrestit me burg. Përgjatë gjithë ketyre ditëve qytetarë të shumtë kanë protestuar kundër arrestimit të tij, duke e quajtujr ngjarjen një sulm politik.
Këta qytetarë gëzimin e tyre të madh e kanë shprehur dhe në rrjetet sociale, teksa nuk kanë munguar statuset, fotot por edhe lidhje live. Frrokaj akuzohej për shpërdorim detyre dhe tjetërsim të pronës publike.
Edhe sot një grup i konsiderueshëm qytetarësh ishin gati të çanin rrethimin e gjykatës me thirrjet: Jemi me ty, jemi me ty.
Opozita e ka cilësuar politik arrestimin e Frrokajt, ndërsa vetë kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ai do të besojë deri në fund se Frrokaj është i pafajshëm.
https://youtu.be/SElo_uEpY8k
(E.K/FAXWEB)