Listat e kandidatëve të PD, ja emrat e sigurtë

727
0

Kryetari i PD Lulzim Basha, ka 2 ditë kohë për të mbyllur listën e kandidatëve me të cilët opozita do të kërkojë fitoren në 25 prill dhe këto orë të fundit ai po i shfrytëzon për takime me drejtuesit e qarqeve për të vendosur emrat dhe pozicionin e kandidatëve në secilën zonë të vendit. Edhe pse deri mesnatën e së hënës asgjë nuk është vendosur përfundimisht të paktën gjysma e deputetëve të ardhshëm të PD dhe aleatëve të saj dihen që sot.

Lista e qarkut të Tiranës, është në fakt lista e kryetarëve pasi këtu garojnë; Lulzim Basha e paraardhësi i tij Sali Berisha, aleatët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi dhe Shpëtim Idrizi. Përveç 5 kryetarëve në pozicione të sigurta do të jenë 8 drejtuesit politikë të Tiranës dhe deri tek pozicioni i 15 në listë Basha duhet të vendosë dy zonja. Tirana mësohet se do të jetë qarku ku Partia Demokratike do të prezantojë një grua si risi, edhe pse emri ende nuk dihet.

Bie në sy se në ndërtimin e listës së kandidatëve Basha ka vendosur në pozicione të sigurta ish-kryetarët e bashkive të cilët kanë lidhje me zonat; Zef Hilën ish-kreun e bashkisë së Vaut të Dejës, ish-kryetarin e bashkisë së Mallkastrës Agron Kapllanaj, Xhelal Mziun ish-kreun e bashkisë Kamëz dhe ish-kryetarin e bashkisë së Devollit Bledion Nallbati.

Në disa qarqe, fituesit dihen që sot pasi për shkak të sistemit ndryshimi i rezultatit është në kufijtë e të pamundurës; kështu deputet i Gjirokastrës do të jetë Tritan Shehu, i Beratit Tomorr Alizoti; dy deputetët në Kukës do të jenë Flamur Hoxha dhe Isuf Celaj.

Deri më tani Basha ka konfirmuar figurat kryesore të PD, drejtues politikë ose jo; duke nisur nga sekretari i përgjithshëm Gazmend Bardhi tek nënkryetarët Paloka e Spaho, Enkejeld Alibeaj e Oerd Bylykbashi; ndërkohë që rikthehen Helidon Bushati, Mark Marku, Bujar Leskaj.

Por mbetet për t’u parë deri të hënën se çfarë do të vendosë Basha për disa prej politikanëve që i ka përjashtuar komisioni i njohur me emrin ruli dhe çfarë emrash të rinj do të zgjedhe ai t’i përfaqësojë si pjesë e skuadrës për zgjedhjet e 25 prillit./ Vizion Plus.

QARKU TIRANË

  1. LULZIM BASHA
  2. SALI BERISHA
  3. FATMIR MEDIU
  4. DASHAMIR SHEHI
  5. SHPËTIM IDRIZI
  6. JORIDA TABAKU
  7. GRIDA DUMA
  8. ALBANA VOKSHI
  9. BELIND KËLLICI
  10. ALFRED RUSHAJ
  11. ALDO BUMÇI
  12. AGRON SHEHAJ
  13. FLAMUR NOKA