2.5 C
Tirana

Lira Gjika na la pa frymë: Nëse keni fëmijë, duhet ta lexoni patjetër këtë mesazh

Date:

Share:

Nga Lira Gjika. Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën. Nuk zëvendëson nënën dhe e siguron vazhdimisht fëmjijën se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë sepse beson tek ajo (gjyshja). Mirë do të ishte që gjyshja ti shpjegonte fëmijës që ashtu si ai, fëmija, ka nënë edhe nëna e babai ka nënën e tij (gjyshen)

Ajo e falenderon fëmijën, që ai pranon të rrijë me atë, falenderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën e saj.

Realiteti ynë është i dhimbshëm. Gjyshet ashtu siç kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre vazhdojnë që të sakrifikojnë dhe për nipërit, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë një gjyshe. Të rritesh nëpërmjet sakrificave do të thotë të rritesh i pasigurt dhe me ndjenjën e fajit se dikujt po i bën keq. Të rritesh në sakrifica do të thotë të jesh në kushte mbijetese, ku nuk mund të njohësh shijen e gëzimit.

Gjyshe, e para ji mirënjohëse dhe ndjehu e nderuar që nëna e fëmijës të beson ty fënijën e saj, qoftë kjo edhe vajza jote. Shihe si vlerësim dhe respekt të thellë. Të ka besuar fëmijën. Dhe ti nuk mund të bësh me atë fëmijë si do ti, ashtu si di ti. Ti do të diskutosh gjithmonë me nënën dhe bababnë e fëmijës për çdo problem. Mos përdor autoritetin tend dhe ti bësh fëmijët e tu që të ndihen në faj, pse duan ta rrisin fëmijën e tyre sipas kohës, me mënyra që dikton koha.

Gjyshe ju keni dashuri pa fund, mos e keqpërdorni. Është radha të jeni gjyshe. Shijojeni. Është shumë e bukur kur fëmija i vogël të thërret nëna. Kur fëmija i vogël të buzëqesh. Kur fëmija i vogël të zgjat dorën. Këto janë dhurata perëndie. Nuk ekzistojnë dhurata më të vërteta se këto. Mos i çoni dëm. Mos i keqpërdorni.

Subscribe to our magazine

━ te tjera..

Rama fton turistët të vizitojnë Shqipërinë në gjuhë të ndryshme nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (Video)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin, në kuadër të Panairit të Turizmit. Ndërkohë ai ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke...

Gjendet i vdekur vëllai i Unikkatil, ja çfarë gjeti policia në banesë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen kësaj të diele (2 mars) në Prishtinë, ku është gjetur i pajetë në një banesë Mentor Palokaj,...

Rama ‘përplaset’ me gazetarin izraelit në Berlin: U lëmë juve tokën ta pushtoni

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në konferencën për shtyp përpara hapjes së Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ku Shqipëria është përzgjedhur si “Vendi i Nderit”...

Anomali e Motit, sinoptikani zbulon cfarë pritet ditët në vijim: Pjesën e dytë të javës temperaturat pritet të..

Gjatë kësaj jave moti në vend do të njohë një përmirësim të dukshëm ku nuk do të mungojnë rrezet e diellit. Sinoptikani Hakil Osmani...

Habit i riu shqiptar në Itali, ja çfarë fshihte në trungun e lajthive

Një shqiptar është arrestuar në Itali, për prodhimin e lëndëve narkotike. 35-vjeçari është kapur duke shpërndarë lëndë narkotike, në bashkëpunim me një 24-vjeçar, po ashtu...
spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.