Linjë nënujore me Italinë, ministrja Balluku zbulon projektin e rendesishem

541
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbuluar se fundmi projektin më të rëndësishëm ne linjën nënujore të transmetimit me Italinë.

Sipas Ballukut, investimet në infrastrukturë ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin e sektorëve të tjerë, sikurse është bujqësia, ekonomia apo edhe kultura.

Qeveria shqiptare dhe ajo italiane duket se kanë rënë dakord më në fund të avancojnë projektin madhor për linjën nënujore të transmetimit Vlorë – Bari. Projekti, i cili vlerësohet se ka një kosto prej mbi 1 miliardë eurosh do të mundësonte lidhjen e sistemit energjetik mes dy vendeve duke i dhënë akses prodhuesve shqiptarë që të eksportojnë energji në Itali.

Ministrja njoftoi se në financimin e projektit mund të përfshihet edhe gjigandi TAQA, kompania shtetërore e energjisë në Abu Dhabi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.