Lind binjakë por kthehet në shtëpi vetëm me vajzën: Mjekët na thanë gjëra që ndodhin!

1775
0

Çifti priste të sillte në jetë dy binjakë, por u kthyen në shtëpi vetëm me vajzën. Gjatë lindjes së fëmijës së dytë, mjekët nuk ia dolën mbanë t’ja vendosnin në krahë të birin.

“Pashë dorën dhe ju kërkova mjekëve, ku është djali ata më thanë se ka lindur i lodhur, pastaj pyeta mjekun tjetër.. por kur dëgjova të bërtiturat e burrit e kuptova”, tregon Kimetja.

Çifti ka dorëzuar bërë kallëzim në prokurori për mjekët dhe për këtë dosje ka nisur hetim për mjekim të pakujdesshëm.

“Nuk më duket normale të lindësh në Tiranë dhe të iki fëmija .. se e kuptoj po të kishte ndodhur në Tropoje apo gjetkë”, thotë i ati.

Fakti që dy fëmijët më të rritur i kanë sjellë në jetë kur ishin emigrantë jashtë vendit, e shtyn Shkëlzenin ta krahasojë ngjarjen me Belgjikën.

“Kur isha në Belgjikë më shtynë e më futën me pahir në spital më thanë filmoje fëmijën, pastaj 40 ditë na vinte doktoresha në shtëpi dhe unë mbaja një ditar sa hëngri, çfarë piu e sa peshonte”, tregon i ati.

Por përse mendon 39 vjeçari që mjekët janë treguar të pavëmëndshëm.

“Pas operacionit më thirri doktori anash, e më thotë që djali jot ka këput kordoni. Po pse i thashë, si ka mundësi. Gjëra që ndodhin më tha. Ai i quante normale këto gjëra”, tha ai.

Zakonisht dosjet për hetimin e mjekëve janë të vështira për tu hetuar, pasi veprimet varen nga ekspertiza e mjekesisë ligjore./ Anila Hoxha/Tch