Liderët e BE dhe të Ballkanit mblidhen për foto pas samitit, shikoni cfarë bën Rama

3136
0

Liderët e unionit dhe ata të Ballkanit Perëndimor janë mbledhur për një foto familjare pas Samitit të BE-së në Bruksel

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, duket edhe kryeministri Edi Rama, i cili në të djathtën e tij ka kancelarin gjerman Olaf Scholz, ndërsa në të majtën ka homologun bullgar Kiril Petkov, i cili edhe ne momentet e fotove, nuk i ka lene batutat me kancelarin gjerman.

Në selinë e Bashkimit Evropian, ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane diskutuan me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.