Levizja e fundit/ “Sky News” jep lajmin e madh për Ukrainën: Ja çfarë do të bëjnë 27 shtete

367
0

Redaktorja e Sky News, Debora Haynes, është shprehur se 27 shtete, përfshirë edhe Britaninë e Madhe, shtete të Evropës dhe SHBA-ja, janë dakordësuar që të japin më shumë armë, mbështetje mjekësore dhe ndihma tjera ushtarake për Ukrainën që po l ufton kundër ag resionit rus.

Haynes thotë se Britania e Madhe ka organizuar një konferencë virtuale për ndihmë, ku kanë marrë pjesë 25 shtete.

“Të gjitha shtetet janë pajtuar për të kontribuar. Dy shtetet të cilat s’mundën të marrin pjesë në konferencë, kanë thënë ndaras se do të japin përkrahjen e tyre”, ka shkruar Haynes.

Ajo tutje thotë se “Sky News” merr vesh që vendet të cilat kanë qenë kundër dërgimit të ndihmës ushtarake për Ukrainën tashmë kanë vendosur të ndërrojnë mendje.

“Në shtetet të cilat do të japin ndihmë ushtarake bëjnë pjesë edhe disa që s’janë pjesë e NATO-së”, ka shkruar ajo.

Ky lajm vjen pas kërkesave të vazhdueshme të presidentit të Ukrainës, Zelensky, që t’i dërgohen më shumë a rmë dhe mjete të tjera për të luftuar kundër pushtuesit rus.