HomeInteresanteUrtesiLetër Drejtuar të...

Letër Drejtuar të Gjithë Atyre që Nuk Lënë Asnjëherë Bakshish për Kamarierin…

I dashur person, i cili nuk ka ide se sa shumë ka rëndësi bakshishi,

Dua të filloj duke të bërë një pyetje të thjeshtë: Përse nuk lë asnjëherë bakshish?

E bën këtë sepse ti nuk mund ta përballosh një gjë të tillë? Apo për shkak se je i verbër dhe nuk mund ta dish se një kamerier/kameriere që po të shërben është duke e siguruar jetesën në atë mënyrë?

A mos është fakti se thjesht je koprac dhe “nuk ta ndjen”? A mos është për shkak se ti mendon se, duke u kujdesur jo vetëm për tavolinën tënde, por edhe për të paktën tre deri në pesë të tjera, kamarieri vonoi shumë për të ta sjellë porosinë?

Apo është thjesht sepse nuk je në dijeni se një kamarier merr një rrogë qesharake dhe vetëm një bakshish e bën diferencën?

Këto femra dhe meshkuj që të shërbyen, mbështeten plotësisht në bakshishet që klientët mund t’ju lënë, në mënyrë që gjatë javës të paguajnë faturat e tyre.

Unë kam dy fjalë për disa prej jush të cilët janë mjaftueshëm injorantë për t’u larguar pa lënë asnjë qindarkë falenderim për shërbimin.

Mendoni sikur po shkoni në punë, puna fillon ngadalë, pastaj pothuajse si një bombë e vërtetë shpërthen një kaos në vendin e punës dhe nuk mund ta gjesh një minutë për të ndaluar dhe për të marrë frymë, e lëre më të mendosh se çfarë duhet të bësh më pas.

Imagjinoni që po u shërbeni dhe po ndihmoni njëherazi gjashtë grupe të ndryshme njerëzish, me secilin grup që përmban dy deri në dhjetë vetë.

Mendoni se po punoni për tu siguruar që këta klientë të marrin përshtypjen më të mirë të mundshme. Pastaj iu dorëzoni faturën, u thoni “Shumë faleminderit! Ishte kënaqësi t’ju shërbeja, shpresoj të kaloni një ditë të mrekullueshme!”

Imagjinoni që ju po largoheni në përpjekje për të filluar një nga shtatëmbëdhjetë gjërat e tjera që ju duhet të përfundoni, shikoni se si grupi që sapo falënderuat, as mirupafshim nuk ju tha.

Imagjinoni që po pastroni rrëmujën që ata kanë lënë me kaq mirësi, shikoni faturën dhe e kuptoni se ajo nuk ka asgjë shpërblyese për ju.

Mendoni se sa të shkatërruar ndjeheni duke ditur se i keni ndihmuar këta njerëz sa më shumë që keni mundur dhe jeni treguar kaq të sjellshëm dhe as që e kanë vlerësuar.

Tani, kuptojeni se sa herë që vendosni t’i lini një bakshish një kamarieri/je, kjo është nëntë nga dhjetë herët e asaj që ato kalojnë e përjetojnë.

Unë nuk mund ta theksoj sa është e rëndësishme për njerëzit që të kuptojnë se ky është profesioni i dikujt – nëse ata janë një student kolegji, një nënë e vetme që bën punën e dytë të ditës, një baba i ri që duhet të paguajë kredinë që iu desh të merrte për të patur një makinë më të sigurt për fëmijën e tij, miku, mamaja, babai, motra, vëllai yt.

Nëse nuk mund ta përballosh dot një bakshish, mos dil jashtë për të ngrënë. Nëse nuk mund të përballosh tre pije alkoolike që ju gëlltisni, plus ushqimin tuaj, një bakshish i vogël nuk të mjafton për të ngrënë prapë.

Nëse nuk arrini ta kuptoni se personi para jush është duke punuar më së miri për t’ju akomoduar, ndërsa përpiqet të bëjë të njëjtën gjë për pesë tryezat e tjera rreth jush, nëse nuk e mirëkuptoni këtë, më mirë mos dilni për të ngrënë.

Nëse nuk mund ta kuptoni se burri apo gruaja para jush është një person i vërtetë, me jetën dhe problemet e tyre personale dhe se ndoshta këto probleme i kanë bërë ata të jenë arsyeja për të cilën qëndrojnë para jush, atëherë mos dilni për të ngrënë jashtë.

Unë jam vetë një kamariere. Më vret fakti që nuk e vini një herë veten në vendin tonë – a thua se jeni më të mirë se ne. Pyes veten nëse e kuptoni se ju ndihmoni për keq në motivimin tonë si “shërbëtorët” tuaj.

Pyes veten nëse ndoshta një ditë do të jeni në vendin tonë dhe shpresoj tek Zoti që askush të mos ju trajtojë ashtu siç na keni trajtuar.

Ndoshta një ditë ju do ta kuptoni se si jemi ndjerë kur nuk na keni lënë asnjë bakshish pasi ju kemi dhënë kohën, mirësjelljen dhe shërbimin tonë.

Flm

Anonim,

Get notified whenever we post something new!

spot_img

Create a website from scratch

Just drag and drop elements in a page to get started with Newspaper Theme.

Continue reading

Tragjedi e dyfishtë, babai ndërron jetë kur merr lajmin për aksidentin e të birit 31-vjeçar

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në Volos, Greqi. Mbrëmjen e së dielës, një çift i porsamartuar dha frymën e fundit në asfalt pasi u përplas nga një kamion.  Të ndjerit që udhëtonin me motor, 31 vjeç, janë Kostas...

E lënduar në shpirt, Hana përballet me babain: Jam në mes të rrugës, më fejove për tri ditë! 

Hane është nënë e katër fëmijëve, por sot është e vetme në mes të rrugës. Ajo ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e saj sepse siç shprehet në insertin prezantues të rubrikës të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, ai nuk...

Nga neser vjen kthesa e motit, Rreshje shiu dhe rrebeshe.. Ja si pritet të jetë moti këtë javë

Dita e sotme ka nisur e kthjellët, por nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Këtë paralajmëroi meteorologia Tanja Porja, sipas të cilës temperaturat do të jenë shumë të larta, deri në...

Enjoy exclusive access to all of our content

Get an online subscription and you can unlock any article you come across.