Ohh sa e dhimbshme, nëna e këngëtarit shqiptar që u zhduk 4 vite më parë bën deklaratën bombë

572
0

E mbani mend historine e Renit te Elbasanit? Kengetari i muzikes tallava qe u zhduk 4 vite me pare pa asnje gjurme. Sot, nëna e tij Silvana nuk ka më asnjë shpresë se i biri është gjallë. E vetmja shpresë dhe dëshirë që e mban gjallë është vajza e Renit, e cila tashmë është thuajse 4 vjeç. Ajo lindi një muaj pas zhdukjes së të atit. Silvana shprehet e bindur se djalin e saj e ka rrëmbyer dhe ndoshta e ka vrarë ish-e dashura Redona D.

Renato këndonte në lokale nate për të siguruar mbijetesën e familjes dhe dukej sikur gjërat po shkonin mirë për 21- vjeçarin, i cili sapo kishte regjistruar edhe videoklipin e tij të parë. Por, më 29 qershor të vitit 2014, pas një telefonate të bërë nga dikush, ai doli nga shtëpia dhe që atë ditë nuk u kthye më.

Znj. Silvana, kanë kaluar 4 vjet nga zhdukja e Renit. A keni mësuar diçka për fatin e tij gjatë kësaj kohe?

Asgjë, vetëm një telefonatë në muajin prill, ku një djalë i vogël më thoshte se ishte djali i Renit dhe se quhej Renaldo. Ajo telefonatë sërish më turbulloi që të shpresoj se Reni është gjallë, pasi nuk besoj se ka njerëz kaq të këqij që të tallen me fatkeqësinë e një nëne.

A keni vazhduar ta kërkoni nëpërmjet shtetit?

Po, vazhdoj të shkoj thuajse çdo javë në dyert e Policisë. Dikur shkoja çdo ditë, por tashmë shpresat i kam të pakta. Sa herë që shkoja, më përcillnin me fjalët mos u mërzit se ne po punojmë për gjetjen e tij. Rreth tre vjet më parë, pas gjetjes së trupit të një të riu të dekompozuar në Babje të Librazhdit, u drejtova menjëherë në Polici, pasi dyshoja se ai mund të ishte trupi i Renit. Por Policia më tha që nuk është trupi i tij, pasi Reni kishte një dhëmballë të hequr, ndërsa trupi i dekompozuar kishte një dhëmb të vënë porcelan. Dyshoj se diçka po më fshihet.

Përse e keni këtë dyshim?

Dyshoj, se pasi u gjet ky trup i pajetë, mua më erdhi një efektiv i Policisë në shtëpi dhe më bëri analizën e ADN-së, por që përgjigje për këtë analizë asnjëherë nuk mora. Edhe një vit më parë më erdhën nga Tirana me kërkesën që kisha bërë te Krimet e Rënda. Më bënë sërish analizën, por asnjëherë në të dyja rastet nuk kam marrë përgjigje. Dyshoj se mund të jetë ajo kufoma që u gjet në Babje, por kur nuk marr një përgjigje, mendoj se diçka po më fshihet.

Po drejtuesit e Policisë lokale i ke takuar, u ke kërkuar ndihmë?

Po, një vit më parë shkova në një takim me zyrtarë të Policisë asokohe dhe më thanë dyshimin se Renin e ka vrarë Indrit Shaqja (i cili akuzohet për vrasjen e dy kunatave të moshuara në Durrës). Djali e ka njohur Indritin, kur këndonte në një lokal nate në Durrës.