Skip to content

Lëkundje tërmeti në jug të vendit

    Pak minuta më parë, qyteti i Gjirokastrës është tronditur nga lëkundje të lehta tërmeti.

    Sipas Qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare (EMSC), tërmeti është regjistruar me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter, me epiqendër rreth 11 kilometra në juglindje të Gjirokastrës. Fenomeni ka ndodhur rreth orës 18:44.

    Fatmirësisht, për shkak të magnitudës së ulët, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar. Lëkundjet kanë zgjatur rreth 2-3 sekonda dhe janë ndjerë lehtë nga banorët e zonës.