Lekundje tërmeti gjatë natës, IGJEUM lokalizon epiqendrën: Ishte 4.5 ballë

526
0

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit ka dale para pak castesh me informacion të detajuar lidhur me tërmetin e fortë që goditi vendin gjatë natës.

Sipas informacioneve paraprake, në orën 01:25:10 të datës 24 shtator, IGJEUM ka regjistruar një lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 ballë me thellësi 20 kilometër në veriperëndim tët Cërrikut.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se nga komunikimi me Policinë e Shtetit dhe me Mbrojtjen Civile në Prefekturën Elbasan, nuk raportohen dëme apo probleme të ndryshme.