Lëkundje në jug të vendit! Qytetarët tronditen nga një tërmet i fortë dhe 5 të tjerë më të vegjël

8803
0

Një tërmet 4.7 ballë të shkallës Rihter ndodhi herët në mëngjesin e së premtes (22/3) duke u ndjerë gjerësisht në të gjithë jugun e Shqipërisë.

Tërmeti ndodhi në orën 7:20 të mëngjesit në zonën detare pranë Korfuzit.

Sipas Institutit Gjeodinamik grek, lëkundja kishte një thellësi fokale prej 10 kilometrash dhe u ndje fuqishëm në ishullin që ndodhet fare pranë Sarandës.

Pak më vonë u regjistrua një tjetër magnitudë 3.4 ballë.

Ndërsa herët në mëngjes ka pasur një tjetër tërmet me intensitet 3.5 Rihter.

Por sipas IGJEUM, Instituti shqiptar i Gjeoshkencave, ka pasur dhe disa tërmete të tjera. Në 06:50 ndodhi një tërmet 2.9 ballë Rihter, sërish në ishujt jonianë, vetëm 17 km larg Himarës.Himarë.

Pak sekonda më vonë u shënua një tërmet 3 ballë Rihter, 36 km në jugperëndim të Sarandës.

Dhe në 07:25, një tërmet 2.3 ballë 42 km në jugperëndim të Sarandës.