Lëkundet toka në Vlorë, Shkup dhe Athinë

492
0

Sipas IGJEUM, në Vlorë tërmeti ishte me magnitudë 3.4 i shkallës rihter .

Po ashtu edhe në Shkup janë ndjerë lëkundje tërmeti.

Sipas të dhënave nga departamenti i sizmologjisë tërmeti me magnitudë 3.4 të shkallës rihter ishte me epiqendër në Haraçinë, 8 kilometra larg  Shkupit dhe me një thellësi 2 km.

Ndërsa në Greqi tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54 afro 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometra. Lëkundjet u ndjenë edhe në Athinë. Nga lëkundjet nuk ka dëme materiale.