Sipas IGJEUM, në Vlorë tërmeti ishte me magnitudë 3.4 i shkallës rihter .
Po ashtu edhe në Shkup janë ndjerë lëkundje tërmeti.
Sipas të dhënave nga departamenti i sizmologjisë tërmeti me magnitudë 3.4 të shkallës rihter ishte me epiqendër në Haraçinë, 8 kilometra larg Shkupit dhe me një thellësi 2 km.
Ndërsa në Greqi tërmeti u regjistrua rreth orës 12:54 afro 11 kilometra në lindje të Thivas, në një thellësi prej 5 kilometra. Lëkundjet u ndjenë edhe në Athinë. Nga lëkundjet nuk ka dëme materiale.