Komiteti i Ekspertëve ka marre vendimin për hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve dhe pishinave duke filluar nga data 1 tetor.
Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ka njoftuar me një deklarate për shtyp vendimin duke përmendur edhe njëherë rëndësinë e zbatimit rigoroz të protokolleve anti-Covid, ministrja Manastirliu theksoi se diskot dhe lokalet e natës do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.
“Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posaçëm të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, te restoranteve në ambiente të mbyllura, bar-kafeve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt.
Besoj te gjithë biem dakord se respektimi i rregullave dhe protokolleve te sigurisë është KUSHT I PANEGOCIUESHEM për te vijuar pa nderpreje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe qe ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara për shkak të ruajtjes së shëndetit publik.
Sjellim në vëmendje se do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të
miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot
apo veprimtari të këtij lloji”, tha Manastirliu.