Legjenda e futbollit ukrainas emocionon me fjalet për situatën në Ukrainë dhe bën apelin e fortë për popullin e tij

192
0

Legjenda e futbollit ukrainas dhe e futbollit botëror, Andriy Shevchenko, ka emocionuar popullin e tij lidhur me situatën në të cilën ndodhet sot Ukraina.

Përmes një postimi në rrjetin e tij Instagram, ai ka emocionuar me shkrimin, duke u shprehur se ndjehet krenar për atdheun dhe popullin e tij dhe se kjo është një kohë e vështirë për Ukrainën, por të bashkuar do të fitojnë.

Postimi i Andriy Shevchenko:

“Ukraina është atdheu im! Gjithmonë kam qenë krenar për popullin dhe vendin tim! Kemi kaluar shumë kohë të vështira dhe gjatë 30 viteve të fundit jemi formuar si komb! Një komb qytetarësh të sinqertë, punëtorë dhe liridashës! Kjo është pasuria jonë më e rëndësishme! Sot është një kohë e vështirë për të gjithë ne. Por ne duhet të bashkohemi! Të bashkuar do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”, shkroi ish-sulmuesi i Milanit.