LE IENE, Si po shuhet e ardhmja e fëmijëve shqiptar

932
0

“Le Iene” në Bulqizë: Si po shuhet e ardhmja e fëmijëve, braktisin shkollën për të mbledhur krom per te ushqyer familjet

Emisioni investigativ “Le Iene” ka mbërritur në Bulqizë, aty ku shumica e fëmijëve nuk kanë fëmijëri. Çdo ditë ata i gjen në minierën e kromit në mënyrë që në fund të ditës të arrijnë të fitojnë pak lekë për të siguruar ushqimin.

“Fëmijët që shihni nuk po luajnë! Për të kontribuar në ekonominë e familjeve të tyre, ata punojnë në minierë, ku kërkojnë krom”, kështu nis emisioni i medies italiane kushtuar fëmijëve shqiptarë.

“E dallon nga xixat”, dëgjohet të thotë një fëmijë, i cili po mbledh krom dhe po u shpjegon gazetarëve italianë se si arrin ai të njohë materialin e vyer, të cilin e shet më pas me vetëm 13 lekë kilogramin.
Është i dhimbshëm rrëfimi i vogëlushit, i cili në vend që të shkojë në shkollë, tregon segjatë gjithë ditës ka mbledhur krom dhe se ka arritur të fitojë vetëm 100 lekë të reja.

Më tej gazetarja italiane zhvendoset në një tjetër familje, e cila po ashtu jeton duke mbledhur krom, ndërsa bie në sy mikpritja e tyre.

“Do na nderoni në qoftë se rrini sonte për darkë”, thotë vajza e familjes. Gazetarja pranon, por me kushtin që të gatuajë një picë.

Pamje këto mjaft të dhimbshme, që tregojnë realitetin shqiptar në Bulqizë, i cili mbetet një plagë e rëndë e shoqërisë sonë.