Larje e pastër hesapesh, vrasje mafiozësh, ekzekutohet çifti shqiptar në Ekuador

510
0

Një çift shqiptar është gjetur i vrarë në afërsi të zonës ku ata banonin në Guajakili të Ekuadorit, duke alarmuar zonën përreth.

Sipas mediave vendase, çifti me origjinë nga Ulqini i Malit të Zi të identifikuar si Fadil Kaçaniç 64 vjeç dhe Fatima Kaçaniç 63 vjeç, janë gjetur të vdekur në makinën e tyre.

Policia ka raportuar se Fadil Kaçaniç është ekzekutuar me 3 plumba në trup, ndërsa bashkëshorja e tij është vrarë me mjete të forta. Vrasësit u janë prezantuar çiftit si policë, duke u treguar urdhrin fals të kontrollit në makinë.

Grupi hetimor ka hedhur dyshimet e para se kjo ngjarje është larje e pastër hesapesh, ndërkohë që 64 vjeçari mendohet se ka qenë i përfshirë në një rrjet të trafikimit të kokainës në Ekuador.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes së rëndë.