E pabesueshme por e vërtetë! Të gjithë jemi rritur duke parë në skenën e Portokallisë aktorin e mirënjohur, një personazh shumë i dashur per te gjithe publikun e Portokallise
Florian Binaj na u prezantua 13 vite më parë me rolin e policit, ose më saktë të Kol Frakushës, një personazh ky shumë i dashur për fansat e tij. Më pas Florin e pamë të imitonte deri në perfeksion edhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, e sigurisht që nuk mund të harrojmë as rolin e tij tek “Atentatet” ose më saktë askush nuk e harron batutën e famshme, “E mbaj mend si sot kur ika në Belgjikë me not”.
Viteve të fundit ai na ka bërë të shkrihemi së qeshuri së bashku me Irgen Çelën ose ndryshe Xhodën, të cilët u shfaqën në Portokalli si babë e bir. Batutat e tyre përveç se shumë gazmore, i dëgjonim kudo shkonim.
Këto e shumë role të tjera të Florit na kanë mbajtur të mbërthyer para televizorit për vite me radhë, por vetëm pak më parë burime brenda Portokallisë” kanë treguar për Blitz.al se Florian Binaj nuk do të jetë më pjesë e kastit të aktorëve.
Arsyet nuk bëhen ende të ditura, por ajo që dimë me siguri është që personazhet e sipër përmendur të interpretuara prej tij do t’i mungojnë këtë sezon Portokallisë.
Florian Binaj është diplomuar për pikturë, por aftësitë e tij aktoriale kanë qenë të padisktueshme.
Ky lajm bëhet me dije pak muaj më parë se dorëheqjen nga Portokallia do ta jepnin edhe dy aktorë të tjerë të njohur si Bes Kallaku dhe Erion Isai dhe ky lajm rezultoi mëse i vërtetë. Me largimin e Binaj, Portokallia humb kështu një tjetër emër shumë të rëndësishëm të tij./Blitz.al