Lamtumirë mushkonjave! Ylli Merja tregon si t’i largoni dhe të shpëtoni njëherë e mirë

552
0

Mushkonjat janë një nga gjërat më të bezdisshme, më të lodhshme dhe më stresuese gjatë verës, pasi na pickojnë dhe nuk na lënë të flemë rehat mbi të gjitha. Nuk duhet të harrojmë se mushkonjat mund të bartin viruse edhe sëmundje të rrezikshme si malaria, virusi Zika apo ethet tropikale.

Por, a ka një mënyrë për t’i shmangur mushkonjat dhe për të shpëtuar nga pickimet e padëshirueshme? Sigurisht që po, në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregoi disa mënyra natyrale sesi të shpëtojmë njëherë e mirë nga mushkonjat.