Lamtumirë ditë me diell, rikthehen shirat dhe dëbora

1264
0

Sipas parashikimeve kjo fundjavë do të sjellë reshjet e shiut dhe të borës në vendin tonë.

Duke filluar nga nesër, moti do të jetë i ndikuar nga masa ajrore të paqëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik, bën me dije se nesër moti do të mbetet  vranësira  në mesatare  deri të dendura të cilat në zonat malore dhe Jug të vendit do të pasohen nga rreshje shiu . Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi  maksimale deri  në 8 m/sek në bregdet.

Dallgëzimi  do të jetë i forcës 3 me  lartësi  vale 0,5 – 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat  do të jenë me rënie në mesditë. Temperaturat min dhe max: Zonat  malore         2/10°C  Zonat e  ulëta          3/15°C Zonat  bregdetare   7/16°C