Shpallet ‘opozita’ e re, kush do ta marrë karrigen e Bashës, Berishës e Kryemadhit

2245
0

Menjëherë pas dorëzimit të mandateve mediat kanë artikuluar ata që do të zënë karriget e braktisura. Një opozitë e re po lakohet publikisht pas publikimit të artikullit të Gazetës Sot, ku thuhet se opozita ajo do të përbëhet nga Ben Blushi i Partisë Libra, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Gjergj Bojaxhi e Mimoza Hafizi.

Shkrimi i botuar nga gazeta Sot

Një shkrim i botuar nga Gazeta Sot, ka bërë tashmë xhiron e portaleve proqeveritare. Në artikull thuhet se opozita e re do të përbëhet nga Ben Blushi i Partisë Libra, Paskal Milo, Skënder Gjinushi, Gjergj Bojaxhi e Mimoza Hafizi.

Shkrimi i gazeta Sot, i publikuar në një tjetër portal online

Në shkrim theksohet se vendi nuk do të ngelet pa opozitë dhe se PD e LSI vërtetë mund të shkojnë drejt shkrirjes, por kjo nuk do të thotë se do të kemi një krizë politike, pasi emra të rinj edhe pse jo të zgjedhur nga qytetarët do të kenë mundësi të jenë në parlament.

Shkrimi i gazetës Sot, i shpërndarë tek Gazeta Tema

Për më shumë lexoni artikullin e mëposhtëm: Djegia e mandateve nga PD-LSI kthen në Kuvend Blushin, Hafizin, Gjinushin, Idrizin, Milon e Bojaxhiun: Pritet të lindë një opozitë e reDjegia e mandateve nga deputetët e PD dhe LSI i hap mundësinë krijimit të një opozite të re. Edhe pse Basha e Kryemadhi pretendojnë se pa ta nuk do ketë më Parlament, të gjitha mundësitë janë të hapura.

Duke qenë se legjislaçioni nuk e përçakton hapur se çfarë ndodh në këtë situatë, gjithçka është në dorë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas dorëzimit të mandateve, KQZ shpall vendet vakante dhe seçili emër në listë thirret për të pranuar detyrën. Janë 151 emra në listën e PD që pasojnë deputetët dhe nuk dihet nëse do refuzojnë të gjithë mandatin.

Por edhe sikur ata të refuzojnë, kjo nuk do të thotë se vendet e opozitës mbeten bosh. Ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume ka treguar rrugën që mund të ndiqet. Sipas tij, për analogji mund të përdoret rasti kur parashikohet në ligj vakança e krijuar nga një deputet i zgjedhur si i pavarur. “Që do të thotë, në qoftë se KQZ do të thërrasë kandidatët e PD-së në listë dhe asnjë prej tyre nuk do të pranojë që të marrë mandatin, ky instituçion duhet t’ia ofrojë mandatin pastaj subjektit zgjedhor me herësin më të madh që ka”, tha ai.

Kjo do të thotë se i takon PS që të marrë mandatet e PD. Gazeta pyeti nga selia rozë dhe Rama nuk do e lejojë të ndodhë një gjë e tillë. Kjo do të thotë se më pas do të vijohet me partitë e tjera me herësin më të madh, apo numrin më të madhe të votave, të çilat janë: PDIU me 76 mijë vota në 2017, LIBRA me 19.8 mijë vota, PSD me 14 mijë vota, FRD me 5 mijë vota, SFIDA me 3.5 mijë vota, PDS me 2.4 mijë vota, e kështu me radhë.

Me kete hapet rruga për të kthyer Shpetim Idrizin, por edhe Ben Blushin e Mimoza Hafizin. Pas PDIU, është LIBRA partia me më shumë vota dhe nuk është çudi që të përfitojë dhe ajo, shkruan Sot. Në zgjedhjet e 2017 kanë kandiduar dhe Skënder Gjinushi i Partisë Soçial Demokrate dhe Paskal Milo i Demokraçisë Soçiale. Ligji nuk e përçakton fiks se si do të veprohet kur të mbarojnë kandidatët e PD dhe të LSI.

Nëse vijohet më pas me të gjitha partitë, atëherë padyshim që emrat e mësipërm do futen në Parlament. Kjo do të thotë se mund të mos kemi krizë politike, por të lindë një opozitë e re me figura të njohura për publikun. Tani gurët janë hedhur në fushë dhe është çështje matematike. Punën më të vështirë e ka KQZ e më pas Kuvendi. Nëse kryeministri reziston dhe KQZ vepron si duhet, PD e LSI mund të shkojnë drejt shkrirjes. Në Parlament mund të futen figura të tjera nga parti të vogla dhe në këtë mënyrë vendi nuk mbetet pa opozitë.