“Lamë mbrapa vende shumë të zhvilluara” Rama flet per mbylljen e sporteleve: Nga 1 Maji ska me..

170
0

Kryeministri Edi Rama bëri me dije se tashmë, me mbylljen e sporteleve më 30 prill edhe shërbimet hipotekore do të merren online. Sipas tij, hipoteka famëkeqe tani do të jetë online duke i dhënë fund zvarritjeve dhe radhëve të gjata nëpër sportele. Kryeministri shtoi se Shqipëria për sa i përket digjitalizimit, ka lënë pas vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria.

Rama: Të gjitha janë kështu, përfshirë edhe famëkeqen hipotekë. Edhe hipoteka është këtu. Nuk ka më nevojë të shkosh deri te hipoteka dhe të hysh në gjithë ato historia, në ato kanale dhe bodrume për të nxjerrë më në fund pronën tënde. Prandaj të gjitha sportelet e hipotekës kanë nisur të mbyllen dhe prandaj unë mezi pres ditën që godinat e hipotekës do humbasin kuptimin e tyre. Duke i pasur të gjitha pronat e Shqipërisë në një databazë qendrore e cila aksesohet jo vetëm nga Shqipëria por edhe nga Australia, Britania e Madhe. Nuk ka nevojë fare as kur hapet hipoteka, as kur i dhëmb koka atij që qëndron te sporteli.

Ky është një ndryshim kolosal që është dhe bukuria e epokës që jetojmë, e kohës së teknologjisë. Nëse do ishim në një kohë tjetër do ta kishim të imponuar që t’i hidhnim hapat gradual. Mund të kapërcesh vite të tëra në një vit të vetëm dhe sot  Shqipëria ka shkuar në vendin e 17-të për shërbimet digjitale. Mbrapa nesh janë vende shumë më të zhvilluara se ne.