Lajmi i fundit/ Ja kur do të mbarojë pandemia e koronavirusit

991
0

Bashkethemeluesit e BioNTech dhe shpikësit e vaksinës antikovid, Özlem Türeci dhe Ugur Sahin, shprehen optimistë se pandemia do të vihet nën kontroll në muajt e ardhshëm, duke lehtësuar kufizimet. Ndërsa në të gjithë botën, sipas tyre, do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet. Studiuesit e bënë këtë parashikim optimist në një intervistë për gazetën “Welt am Sonntag”.

 “Në shumë vende në Evropë dhe në SHBA në fund të verës, ndoshta do të jemi në situatën që të mos na duhet të futemi më në izolim të jetës publike. Sigurisht që do të vazhdojë të ketë shpërthime lokale, do të ketë mutacione. Por ka shumë pak gjasa që këto të përhapin ndonjë tmerr. Do të duhet të paktën një vit para se situata të kontrollohet në të gjithë botën”, tha Sahin.

Shpikësit e vaksinës BioNTech/Pfizer presin që masat e kufizimit në Gjermani për shkak të pandemisë së koronës të përfundojnë deri në vjeshtë.

“Duhet të përshtatet vaksina. Ne po përgatitemi për këtë sot. Sapo të vaksinohen rreth 70 për qind e njerëzve në Gjermani, situata ndoshta do të bëhet më e menaxhueshme,” nënvizon Sahin I cili beson se virusi nuk do të zhduket. “Ne duhet të shohim nëse kemi nevojë për vaksinim çdo vit apo çdo pesë vjet”, tha ai. Me përfshirjen e mjekëve të familjes dhe stafit mjekësor, vaksinimi i 80 milionë njerëzve një herë në vit nuk do të jetë problem.

Sahin së bashku me gruan e tij, themeloi kompaninë BioNTech me bazë në Mainz. Vaksina e koronws e këtij institucioni dhe partnerit të saj amerikan Pfizer ishte e para që u miratua në Bashkimin Evropian në 21 Dhjetor.

 Me të në Gjermani vaksinohen që nga 27 dhjetori. Çifti I studiuesve u dekorua me “Kryqin Federal të Meritës” për kontributin në frenimin e pandemisë së koronws nga Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier.