Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka befasuar me videon e publikuar në rjetin social Facebook ku shfaqet vite më parë teksa mijëra qytetarë e rrethonin dhe brohirisnin emrin e tij.
“Fjalën e kanë demokratët dhe demokratët! Rroftë Partia Demokratike”, shkruan Berisha.
Ky i fundit pritet të zbresë qytet më qytet për t’u takuar me bazën, ndërsa herë pas here lëshon mesazhe për ta.
Sot Berisha, do të jetë në një takim me demokratët e Tiranës, për të vijuar ditët në vijim edhe në rrethet e tjera.