“Lajm i mirëpritur nga të gjithë” Erion Veliaj jep lajmin e mire per te gjithe bizneset e vogla

Më mbledhjen e sotme, Këshilli i Bashkisë së Tiranës ka vendosur të shtyjë datën për pagesën e taksave për bizneset e vogla të kryeqytetit. Ky vendim është marrë për shkak se shumë biznese në Tiranë janë prekur nga situata e krijuar prej luftës në Ukrainë, e cila ka prekur ekonominë e të gjitha vendeve të botës, duke sjellë lëvizje të çmimeve edhe në vende të vogla si Shqipëria.

Nisur nga kjo, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi sot vendimin për shtyrjen e afatit të pagesës për tarifën e pastrimit, taksën e tabelës dhe taksën e përkohshme të infrastrukturës arsimore për në datën 20 maj 2022.

Gjithashtu është shtyrë afati për pagesën e këstit të parë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 20 maj 2022.

Këshilli miratoi dhe shtyrjen e afatit të pagesës së këstit të dytë për taksat mbi pasurinë e paluajtshme, përkatësisht, taksa mbi ndërtesën, taksa mbi truallin dhe taksa mbi tokën bujqësore për në datën 31 korrik 2022.

Lajmin e bëri të ditur kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se ky është një lajm i mirëpritur për të gjitha bizneset.

“Më duket diçka e arsyeshme, edhe për faktin se me kostot e rritura të disa shpenzimeve, siç mund të jetë nafta apo shpenzime të tjera, i jep biznesit një muaj frymëmarrje, për të mos i vënë nën presion për të kapur afatet. Besoj se është lajm i mirëpritur nga të gjithë”,-deklaroi Veliaj.

- Advertisement -

Masakroi bashkëshorten dhe u hodh nga kati i dytë i banesës/ Dalin fotot e viktimave, ja cfarë postonte burri ne rrjetet sociale..

Një ngjarje e rëndë tronditi Greqinë mesditën e së mërkurës, kur një shqiptar masakroi me thikë bashkëshorten e tij në Selanik dhe më pas...

Rikthehet dimri, ja cfarë na pret 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes: Nga e hëna do të ketë..

Sipas sinoptikanes Lajda Porja, ditën e premte dhe te shtune pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ku maksimalet shkojne deri ne 27 grade celcius. Te...

E rëndë në Tiranë/ I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli, hetimet zbulojnë detaje të dyshimta!

I ndaluari për vjedhje vetëvaret në qeli – AMP dhe Prokuroria nisin hetimet Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë,...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.